Një vaksinë e përdorur për të luftuar ekuivalentin e HIV-Aids tek majmunët dha rezultate të shkëlqyera, duke arritur që të shëronte plotësisht sëmundjen tek më shumë se gjysma e ekzemplarëve të prekur.
Të dhënat shpresëdhënëse u publikuan të mërkurën në “Journal Nature”.
Vaksina ishte në gjendje që të shëronte plotësisht SIV-in, virusin e njëjtë që godet kafshët në nëntë prej 16 majmunëve të prekur.
Me këto rezultare në dorë, shkencëtarët amerikanë pritet të thellojnë testimet për gjetjen e një kure për HIV-in.
“Është gjithmonë e vështirë të pretendosh se ke çrrënjosur një sëmundje nga një organizëm, pasi gjithmonë mund të ketë mbetur një qelizë që nuk ke mundur të zbulosh. Megjithatë, në shumicën e rasteve, këto të dhëna janë absolutisht të qarta e shpresëdhënse, pasi në trupin e këtyre kafshëve më parë të sëmura, pas kurës nuk kishte më shenja të virusit në organizëm”, deklaroi Louis Picker, i Institutit të Shëndetit në Oregon.
Top Channel