
Pjesë e ishujve të Karaibeve, Calivigny gjithnjë e më shumë po cilësohet si një parajsë mbi tokë dhe ndër vite është shndërruar në vendin kryesor të pushimeve për pasanikët.
Themi për pasanikët sepse ishulli është një pronë private dhe cmimi për një natë pushimi në këtë vend është plot 50 mijë euro.
Por cfarë e bën këtë vend që të meritojë shpenzimin e gjithë këtyre parave? Stafi prej më shumë se 20 vetash që është 24 orë në shërbim të pasanikëve, familjarëve apo miqve të tyre thotë se luksi në këtë pjesë të tokës është i menduar deri në detaj, që nga tapetet persianë, tek dyert dhe dritaret stil francez, arredimi luksoz e deri tek aktivitetet arkëtuese për vizitorët.
Në dispozicion të vizitorëve të kamur ndodhet gjithmonë një varkë dhe një deltaplan që ata mund të zgjedhin kurdoherë për të lëvizur. Sigurisht, qetësia është një tjetër kërkesë e plotësuar. Në total, njëkohësisht në këtë ishull nuk mund të pushojnë më shumë se 7 pasanikë pasi aq është numri i vilave pritëse dhe i plazheve private me rërën e artë dhe diellin kristal.
Top Channel