Meshkujt dobësohen më shpejt se femrat
11/09/2013 00:00
Një studim i ‘Slimming World’ që ka vëzhguar dobësimin e rreth 1.2 milionë personave ka dalë në përfundimin se meshkujt e kanë më të lehtë të humbin peshë sesa femrat.
Kjo gjë ndodh sepse meshkujt janë më të përqendruar dhe më pak të fiksuar pas ushqimit.
Mesatarisht, meshkujt ranë 7.2 kilogramë gjatë 12 javëve të vëzhgimit, ndërsa femrat vetëm 5.4 kilogramë.
Sipas ‘Slimming World’, meshkujt janë më të aftë në injorimin e tundimeve ushqimore dhe nuk kalojnë momentet e këqia duke ngrënë. Kjo lidhet me një kombinim gjenetik (muskujt shtesë që ka një mashkull ndihmojnë metabolizmin) dhe faktorësh kulturorë.
Top Channel