Gjeorgji, nëna ruan trupin e djalit të vdekur në vitin 1995

11/09/2013 00:00

Një nënë gjeorgjiane të cilës djali i ka vdekur 18 vite më parë ruan në bodrumin e shptëpisë trupin e tij në mënyrë që nipërit dhe mbesat të mos harrojnë kurrë babanë e tyre.

Tsiuri Kvaratskhelia mban trupin e Joni Bakaradzes në një arkivol druri dhe kujdeset çdo ditë për të. Ajo i ka ndërruar rrobat çdo vit, përjashto katër vitet e fundit pasi dekompozimi i trupit nuk e lejon më diçka të tillë.

“Djali im donte që fëmijët ta njihnin dhe për këtë arsye e kam ruajtur trupin e tij. Ata e duan babanë e tyre”, thotë e moshuara.

Tsiuri di disa truke për konservimin e kufomës: “E mbështjell me çarçafë të lagur me alkool. Nëse e lë gjatë natës pa e mbështjellë, lëkura bëhet e zezë si qymyri.”

Kohët e fundit nëna gjeorgjiane nuk është kujdesur siç duhet për trupin e djalit të saj të vdekur pasi ka qenë e sëmurë dhe kjo lënie pas dore ka patur pasoja.

“Trupi ka filluar të dekompozohet, por sapo të përdor sërish çarçafët me alkool, gjithçka do të kthehet si më parë”, thotë Tsiuri Kvaratskhelia.

Top Channel