Shumë njerëz as që kanë dëgjuar për pushtimin italian të Etiopisë në vitin 1895, por jo fermeri në pension Dhaqabo Ebba, i cili pretendon se ishte rreth të 40-tave në atë kohë.
Ebba, nga Etiopia, thotë se është 160 vjeç, çka nëse është e vërtetë do ta shndërronte atë në njeriun më të moshuar të njohur ndonjëherë në histori.
Sipas Ebba, ai mban mend deri në detaje momente të pushtimit italian, por nuk është në gjendje të vertetojë moshën pasi në atë kohë nuk kishte regjistrime në Etiopi.
Dhaqabo Ebba, etiopiani qe pretendon se eshte 160 vjec
Megjithatë, shumë prej dëshmive të treguara prej të moshuarit përputhen me faktet e njohura të atij pushtimi.
Në një intervistë për televizionin vendas “Oromiya TV”, dhënë gazetarit Mohammed Ademo, Ebba nuk dha vetëm detaje për pushtimin italian, por edhe për shumë ngjarje të tjera të hershme të lokalitetit ku ai jeton, duke e bërë reporterin të besojë se i ftuari i tij ishte “të paktën” aq vjeç sa pretendonte.
Calment, francezja e cila nderroi jete ne moshen 122 vjec e 164 dite
Deri më sot, mashkulli më jetëgjatë i regjistruar është japonezi Jiroemon Kimura, që ndërroi jetë më parë gjatë vitit në moshën 116-vjeçare ndërsa njeriu më jetëgjatë i regjistruar në absolut, është francezja Jeanne Calment, e cila kur ndërroi jetë në vitin 1997 ishte 122 vjeç e 164 ditë.
Top Channel