U-21, Spanja “poker” Shqipërisë

10/09/2013 04:40

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë zhvilloi të hënën ndeshjen më të vështirë të kualifikueseve për Europianin e vitit 2015 të kësaj grupmoshe.

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega u përball me Spanjën, në Logrono, që mbajnë mbi supe titullin e kampionit në fuqi të Europës, të fituar në 2013-n.

Shqipëria mposhtet 4-0, teksa për spanjollët kanë shënuar Muniain (dopietë), Morata dhe Rodriguez. Kuqezinjtë kanë rezistuar disi vetëm në pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazhin minimal të kampionëve, ndërkohë që në të dytën janë dorëzuar, duke pësuar edhe 3 gola të tjerë.

Megjithatë, në fund të ndeshjes mund të thuhet se me këtë rezultat janë “mëshiruar” prej kundërshtarit, shumë herë më superior në fushë, duke i shpëtuar deri diku goleadës, që mund të ishte edhe më e thellë.

Nga 4 ndeshje të zhvilluara në grup, skuadra e drejtuar nga Gega nuk ka marrë asnjë pikë.

Te Spanja luanin disa nga lojtarët më të spikatur të futbollit spanjoll, që shihen në Spanjë si një tjetër “brez i artë” i futbollit iberik pasi vijnë nga fitorja e Europianit U-21 të vitit 2013. Lojtarë të talentuar, të cilët aktivizohen me ekipe si Reali, Barcelona, Atletico apo Bilbao, e që shkëlqejnë edhe në La Liga.

Renditja e grupit 4 të kualifikueseve të EURO 2015 është e tillë:

Spanja 6 pikë
Hungaria 6
Austria 6
Bosnje dhe Hercegovina 3
SHQIPËRIA 0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA