Tiranë, banesat sociale, ende asnjë zgjidhje

10/09/2013 00:00

Banesat sociale, në varësi të Bashkisë së Tiranës ende nuk po marrin
dritën jeshile për t’u liruar, kur disa kategori sociale, prej vitësh,
presin për t’u strehuar.

Nje nga kategorite sociale me te diskriminuara per kete problematike eshte komuniteti rom, nje pjese e te cilit po endet rrugeve te kryeqytetit prej me shume se nje muaj, pa asnje mundesi strehimi. Sipas te dhenave zyrtare te Bashkise se Tiranes jane mbi 5000 familje te cilat kane aplikuar per keto banesa dhe asnje prej tyre deri me sot nuk ka perfituar nga strehimi social.

Nderkohe sipas keshilltareve te majte ne Keshillin Bashkiak, numri i familjeve qe kerkojne strehimin ne banesat sociale jane me shume se 5000. Autoritetet perkatese te Bashkise, te kontaktuar prej kohesh nga Top News, nuk pranojne te prononcohen per kete problem.

Sipas ligjit per qeverisjen vendore, parashikohet qe problemet e qytetareve me strehimin social duhet te zgjidhen nepermjet nje plani veprimi ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak, mbledhja e te cilit vonohet prej kohesh per shkak te konfliktit politik qe prej muajit maj. Ne zonen e Shkozes 400 apartamente qendrojne te pashfrytezuara, te cilat me nje llogaritje te thjeshte mund te sherbejne per strehimin e te pakten 2000 personave. Çeshtja e strehimit social ka qene edhe nje nga ceshtjet e trajtuara nga Avokati i Popullit, institucion i cili ka bere thirrje te herpashershme per zgjidhjen e ketij problemi. Data e mbledhjes se ardhshme ne Keshillin Bashkiak nuk eshte bere ende publike, nderkohe qe kryetari i Bashkise Lulezim Basha per mbledhjen e Keshillit, ka thene qe do te zhvillohet kur te kerkohet ne menyre te ligjshme, duke nenkuptuar si të parregullt zgjedhjen e Aldrin Dalipit ne krye te Keshillit Bashkiak ne muajin maj me votat e keshilltareve te majte.      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA