Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket Tashmë çdo pacient që vuan nga kanceri në prostate do të ketë një operacion me më pak dhimbje dhe një rikthim sa më të shpejtë në jetën e tij të perditshme.
Për herë të parë në spitalin privat italo-shqiptar “Salus”, përdoret teknika më e avancuar e ndërhyrjes kirurgjikale, prostatektomia laparoskopike.
Operacioni u realizua nga urologu italian i akredituar pranë këtij spitali, Dr. Francesco Saverio Grossi, i cili shpjegon risitë dhe përparesite e kësaj ndërhyrje kirurgjikale.
Pasdite në “TCH” – Doktor Grossi, për herë të parë në Shqipëri, ne spitalin italian “Salus” kryhet një operacion laparaskopik i urologjise, tepër i rëndësishëm. Ç’është ky operacion, përse është kaq i rrallë dhe kaq i rëndësishëm?
Doktor Grossi, “Salus” – Ky operacion eshte nje prostatektomi radikale laparoskopike. Kryhet ne rastet e tumoreve ne prostate. Eshte operacion i nderlikuar pasi behet fjale per heqjen e nje gjendre ne aparatin gjenital mashkullor, por pa demtuar sistemin, i cili mundeson te mos demtoje sistemin e ereksionit pas operacionit dhe krijon mundesine qe pas operacionit pacienti ta mbaje mire urinen e te mos kete rrjedhje. Edhe ne Itali jane te pakta klinikat qe e kryejne. Le te themi se nuk jane me shume se pesembedhjete.
Pasdite – Sa zgjat nje operacion i tille dhe perse eshte kaq i rralle në llojin e tij?
Doktor Grossi – Eshte nje operacion i veshtire, pasi perveç aspektit te heqjes, eshte edhe i rindertimit. Kjo do te thote qe fshikeza duhet ngjitur me uretrin. Kjo kryhet nepermjet nje qepjeje te brendshme ne trup nepermjet disa tubave laparoskopike. Kjo e ben qe te jete edhe nje operacion teper i nderlikuar.
Pasdite – Ju jeni nje prej mjekeve kirurge qe i promovoni shume operacionet laparoskopike dhe endoskopike. Perse keto lloj operacionesh jane arritja me e madhe ne mjekesi ?
Doktor Grossi – Pikesepari per arsyen e thjeshte që lidhet me dhimbjet nga operacioni nga ana e pacientit. Me pare, kur kryhej heqja e veshkave nepermjet prerjes lombare te muskujve, pacienti qendronte i shtruar ne spital per pesembedhjete dite, kishte veshtiresi ne frymemarrje. Me laparaskopine mund te dale per tri apo kater dite dhe pas nje jave mund te filloje punën.
Pasdite – Në kete rast, sa kohë do t’i duhet nje pacienti per t’u kthyer ne normalitet?
Doktor Grossi – Persa i perket daljes nga spitali, jo me shumë se tre apo kater dite. Pozicionimi i kateterit, nese kryhet me metodat e meparshme kërkon nje muaj apo nje muaj e gjysme. Tani kerkon vetem shtate apo tete ditë, le te themi dhjete dhe pacienti mund te kthehet në aktivitetin e tij normal.
Kanceri i prostatës në Shqipëri
Statistikat e lidhura me këtë sëmundje vdekjeprurëse
Kanceri i prostatës është lloji i tretë i tumorit më i përhapur tek meshkujt dhe ka një progres shumë të ngadaltë.
Kanceri i prostates është ndër diagnozat më të shpeshta në meshkuj dhe shifrat flasin për një situatë gjithmonë e më alarmante në vitet e ardhshme.
Sipas studimit më të fundit mbarëbotëror, të realizuar nga organizatat më prestigjioze të shëndetësisë, afro 910 mijë raste të kancerit të prostatës u shënuan në vitin 2008, ku rreth 14% e tyre ishin raste të sapozbuluara.
Po sipas ketij studimi, parashikohet që në vitin 2030 numri i rasteve të dyfishohet dhe 1.7 milion meshkuj në mbarë botën të preken nga kjo sëmundje.
Shtetet me problematike në botë që vuajnë kanceri i prostates janë Australia dhe Zelanda e Re, me përqindjen më të lartë të të diagnostikuarve.
Me pas vijnë Europa Veriore dhe Perëndimore, Amerika e Veriut dhe nivel disi me i ulët në Azi.
Në Shqipëri, kanceri i prostatës renditet i treti tek meshkujt, duke ndjekur kancerin e mushkërive dhe atë të lekurës.
Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik është vënë re një rritje e numrit të meshkujve të prekur, me afro 5500 raste të reja ne vit.
Shkaktaret nuk dihen ende, por mendohet se gjendja psikologjike dhe emocionale e personave te prekur ndikon shume ne evoluimin e sëmundjes.
Top Channel