VIDEO/Mori ftesën e parë nga Kombëtarja, Pllana e feston me gol në kampionatin polak
Kur kanë mbetur disa orë nga takimi Itali-Republika Çeke, ndeshja që
mund t’i japë Italisë kualifikimin e parakohshëm për në Brazil 2014,
Cesare Prandelli ka zgjedhur të hedhë pakëz dritë për periudhën pas
Botërorit.
“Çështja e së ardhmes time nuk do të jetë një telenovelë”, ka thënë ai, për t’u fokusuar më pas tek takimi i mbrëmjes, duke bërë disa krahasime.
“Arritja e kombëtares së Lippi-t? Ajo ishte një skuadër e përbërë nga lojtarë me gjak të pastër, ne shpresojmë të barazohemi me ta, por bëhet fjalë për një vijë finishi që për ne është ende larg”, ka deklaruar Prandelli.
“Aftësia e kësaj kombëtareje është se nuk e humb toruan, di të vuajë duke vazhduar lojën”, ka shtuar trajneri, i cili ka dhënë një këshillë për Mario Balotelli-n: “Edhe ai duhet të mësojë të vuajë në heshtje, sepse një lojtar i madh nuk duhet ta humbasë përqendrimin. Ndryshe bëhet një lojtar i cënueshëm”.
“Kemi nevojën dhe vullnetin që ta mbyllim sot procesin e kualifikimit. Është një mundësi e madhe, por nuk duhet të gabojmë në asnjë çast”, ka shtuar tekniku.
Top Channel