VIDEO/Mori ftesën e parë nga Kombëtarja, Pllana e feston me gol në kampionatin polak
Është edhe racizmi një nga arsyet përse Kevin Prince Boateng zgjodhi të
largohej nga Milan dhe Italia për t’u transferuar në Gjermani tek
Schalke 04.
Lajmin e ka bërë të ditur për prestigjozen “Bild” Peter Peters, një drejtues i klubit gjerman që në fund të gushtit bleu mesfushorin ganez.
“Për shkak të episodeve të racizmit Boateng donte të largohej nga Italia. Ai kishte një marrëveshje me presidentin Silvio Berlusconi, në bazë të të cilës do të largohej nëse Milan do të arrinte fazën e grupeve të Champions League”, ka deklaruar Peters.
Nga klubi kuqezi ka ardhur menjëherë përgjigjia e administratorit të deleguar, Adriano Galliani, i cili ka hedhur poshtë deklaratën e “homologut” gjerman.
“Mua Boateng nuk ma ka thënë kurrë një gjë të tillë. Për më tepër, ajo nuk është një deklaratë e Boateng, por e një drejtuesi të Schalke 04”, ka thënë Galliani.
Më 3 janar Boateng u kthye në simbolin e luftës kundër racizmit pasi braktisi kampin gjatë një ndeshjeje miqësore, për shkak të ofendimeve të disa tifozëve.
12 milionë eurot që Schalke shpenzoi për të e çuan në 260 milionë euro shumën e përgjithshme të shpenzuar prej 18 klubeve elitare gjermane në këtë merkato.
Top Channel