Banja e shenjtë e grave të Nepalit

10/09/2013 00:00

Në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, ka nisur festivali i “pastrimit”,
ku femrat kërkojnë falje për mëkatet seksuale dhe ato fetare të kryera
gjatë vitit.

Festivali në fjalë në gjuhën lokale njihet si Rishi Panchami dhe femrat nepaleze kryejnë ritet e tyre përgjatë brigjeve të lumit Bagmati.

Futja në ujë dhe lagia e trupit dhe fytyrës konsiderohet si një banjë e shenjtë për besimtaret e vendit të vogël aziatik.

Top Channel