Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Miliona njerëz do të luten dhe agjerojnë për paqen në Siri, Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Epiqendra e evenimentit, që nis në orën 19.00 dhe do të vazhdojë deri në 23, do të jetë sheshi Shën Pjetër në Vatikan, i udhërrëfyer nga Papa Françesk.
Ai iu drejtua edhe të krishterëve jo-katolikë, besimtarëve të feve të tjera dhe ateistëve që t’i bashkohen kësaj dite botërore për paqen, “një e mirë që tejkalon çdo kufi, një e mirë për të gjithë njerëzimin”.
Papa shkruajti të premten në Twitter se: “Një zinxhir angazhimi për paqen të bashkojë të gjithë burrat dhe gratë e vullnetit të mirë”. Pas kësaj ai kishte thënë se: “Nuk ishte ideja e tij, por e frymëzuar nga Zoti përmes lutjes së tij”.
”Nuk flitet thjesht për të mos u ushqyer – shpjegon prifti jezuit, at Silvano Fausti – Mosngrënia është gjithnjë simbolike, është një pastrim”.
“Bëhet fjalë për të gjetur lirinë e brendshme, për të mos patur grykësi, por një marrëdhënie korrekte dhe të lirë me gjërat dhe të tjerët”, tha ai.
Ky është një gjest i fortë për Kishën që do të thotë: vullnet për të gjetur një zgjidhje politike dhe shqetësimi për çdo pretekst të kotë ushtarak – siç i shkruajti Papa Françesk presidentit rus Putin në prag të G20-s – është një përshkallëzim i luftës përveç Sirisë.
Ditës botërore të lutjes dhe agjerimit i bashkohet edhe Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Bartolome, Myftiu i Madh sunit i Sirisë, Ahmad Badredin Hasu, shumë politikanë dhe figura të njohura në arenën botërore.
Kisha katolike është mobilizuar në të gjithë botën. Në Sheshin Shën Pjetër gjithçka do të nisë me leximin e Ungjillit: “Lufta thërret luftë, le të shpërthejë paqja, kurrë më luftë”.
Top Channel