Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Transportonin 30 ton kanabis sativa në bordin e një anije mallrash dhe kur vunë re afrimin e policisë kufitare i vunë flakën drogës dhe vetë u hodhën në det për t’i shpëtuar arrestimit.
Ky është rindërtimi i aksionit të policisë kufitare italiane në Kanalin e Siçilisë ku përfunduan në pranga nëntë shtetas egjiptianë dhe sirianë. Ata u nxorrën nga uji nga policia, që në të njëjtën kohë nisi operacionin për fikjen e flakëve dhe shpëtimin nga mbytja të anijes “Gold Star”.
Policia italiane deklaroi se ishte njoftuar më parë nëpërmjet rrugëve operacionale për një anije me një ngarkesë të madhe droge që qarkullonte nëpër Mesdhe. Në momentin kur u është afruar brigjeve italiane, anija mbante ngritur flamurin e Tanzanisë.
Autoritetet thanë se kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar trafiku lëndësh narkotike, apo për një rast të izoluar.

Top Channel