Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Nuk ndodhte që prej vitit 1982, kur Michael Fagan u fut në dhomën e gjumit të mbretëreshës në Buckingham Palace. Por këtë herë, për fat të mirë, Elisabeth ishte në një vend të sigurtë, me pushime në kështjellën Balmoral në Skoci, ku zakonisht kalon muajin shtator.
Një person, emri i të cilit nuk u publikua nga policia, është kapur të hënën e kaluar rreth orës 22:20 në një nga 19 sallat që gjatë paradites janë të hapura për publikun. Një bashkëpunëtor e priste përballë pallatit, por edhe ai ka përfunduar në pranga.
Nuk është ende e qartë se cili ishte synimi i dy personave në fjalë, por dyshohet se ata donin të vidhnin objektet me vlerë të pallatit. Tashmë ata janë liruar nga gjykata kundrejt pagimit të garancisë.
Gjithësesi, ngjarja është një këmbanë alarmi që do të detyrojë policinë të rishikojë proçedurat e sigurisë. “Asnjë anëtar i familjes mbretërore ndodhej në Buckingham Palace në momentin e incidentit. Gjithësesi, po kryejmë një hetim për zbardhjen e rrethanave të tij”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë metropolitane.
Ndërsa një burim i rezervuar ka deklaruar për mediat britanike se ngjarja po trajtohet me seriozitetin maksimal. “Kur i panjohuri u zbulua, agjentët mbetën të shtangur si guri”, ka thënë ai.
Ngjarja të kujton atë të 9 korrikut 1982, kur Michael Fagan, i papunë dhe baba i 4 fëmijëve, arriti të kalonte të gjitha alarmet dhe të hynte në dhomën e mbretëreshës teksa ajo po flinte. Elisabeth ruajti gjakftohtësinë dhe qëndroi me Fagan rreth 10 minuta. Ajo arriti të jepte alarmin kur ai i kërkoi një cigare.
Top Channel