Australi, fiton koalicioni i djathtë

07/09/2013 00:00

Koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga Tony Abbott ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Australi duke rrëzuar nga pushteti pas 6 vjetësh liberalët e kryeministrit Kevin Rudd.

Sondazhet pak pas mbylljes së qendrave të votimit dolën në rezultatet se koalicioni i Kombëtar i Liberalëve i udhëhequr nga Abbott do të fitojë 97 nga 150 mandatet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Vetë përfaqësuesit e qeverisë aktuale pranuan humbjen në zgjedhje. Ai që paralajmëroi këtë ishte Ministri i Mbrojtjes Stephen Smith që në një invervistë për televizionin kombëtar australian, ABC tha se partia e tij do të dilte humbëse nga këto zgjedhje.

Pak orë më vonë vetë kryeministri Kevin Rudd ka dalë për mediat ku ka pranuar humbjen dhe ka uruar rivalin Abbott për fitoren.

Rudd mori postin e kryeministrit të vendit para 3-muajsh, kur mposhti në zgjedhjet brenda partisë së tij ish kryeministren Julia Gillard. Javë para zgjedhjeve koalicioni i udhëhequr prej tij shihej si favorit, por në ditët e fundit, Tony Abbott rikuperoi ndjeshëm pikë.

Në qendër të fushatës ishte parashtrimi i programeve ekonomike për uljen e deficitit buxhetor dhe lufta ndaj emigracionit të paligjshëm. Australia është prekur lehtë nga kriza ekonomike globale, ndërsa cdo vit në brigjet e saj miliona klandestinë, kryesisht nga Azia Juglindore zbarkojnë duke kërkuar azil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB