“Assad do ta kishte pasur frikë Bush-in”

07/09/2013 03:55

Senator Jeff Sessions, një republikan i cili ende nuk e ka vendosur nëse do të aprovojë planin e presidentit Barack Obama për sulme ushtarake në Siri, tha gjatë së premtes se situata në vendin e trauzar të Lindjes së Mesme do të ishte shumë herë më e ndryshme nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte George W. Bush.

Duke folur në përpara aktivistëve të lëvizjes “Tea Party” në Montgomery, Sessions tha se lideri sirian, Bashar al-Assad, do të kishte dëgjuar thirrjet e ish-kryekomandantit të përgjithshëm republikan, për të mos i përdorur armët kimike ndaj popullit të tij.

“Nëse presidenti Bush do t’i kishte thënë Assad-it ‘mos i përdor armët kimike, ose do të pendohesh. Ne të jemi vënë pas dhe kjo do të jetë me pasoja ndaj teje, me të cilat nuk do doje të ndesheshe’, atëherë nuk besoj se ai do t’i kishte përdorur armët”, tha Sessions, duke shtuar se me këtë nuk kërkon të nënkuptojë se “është mbështetës ndaj këtij paralajmërimi”.

Obama dhe zyrtarët e administratës thanë se mostrat nga Siria provojnë se Assad ka përdorur armët kimike më 21 gusht, duke vrarë mbi 1400 njerëz. Presidenti po ushtron presion ndaj ligjvënësve të mbështesin planin e tij për sulme ajrore për të ndëshkuar regjimin e Assad për sulmin e kryer, e megjithatë anëtarë nga të dyja partitë kanë shprehur skepticizëm të thellë ndaj planit.

Sessions tha të premten se, gjithsesi, administrata po i ekzagjeron pasojat potenciale të mos marrjes së një kundërveprimi ndaj Assad.

“John Kerry (Sekretar i Shtetit) i ekzagjeroi disa gjëra, – tha ai. – Në fillim ai tha se do t’i përgjigjeshim parimisht kujtdo, kurdo që do të shkeleshin disa traktate, dhe se do të duhet të shkojmë në luftë për të ndërmarrë veprime ushtarake. Por, kjo nuk qëndron. Ai tha në parim se ne duhet t’i mbështesim ata, përndryshe vendi do të shkatërrohet, por unë s’mund të bie dakord me këtë”, shtoi Sessions.

Ai nuk saktësoi me siguri se si do të votojë mbi autorizimin e përdorimit të forcës ndaj Sirisë. Anëtarët e “Tea Party” në këtë event u shfaqën të përçarë mbi ndërhyrjen e Amerikës në Siri, por pjesa më e madhe ishin dyshues për përfshirjen e SHBA-ve në një tjetër konflikt përtej detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA