Vogëlushët e “tmerrshëm”

06/09/2013 00:00

Këto janë bebet të cilët është mirë mos t’i mërzisësh pasi janë mjeshtra të vërtetë Kung-Fu-je dhe mund ta pësosh keq nëse nuk u plotësohen dëshirat.

Tre fëmijë të vegjël tregojnë muskujt e tyre në një set fotografik shumë të çuditshëm.

Fotot janë realizuar nga amerikani Eric Sahrmann, 36 vjeç, i cili ka thënë se foto të tilla i ka bërë për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve mbi shëndetin e fëmijëve të vegjël.

Eric ka shpjeguar se çdo foto është rezultat i shkrirjes së 15 pozave të ndryshme të secilit nga të vegjëlit.

Top Channel