Klopp: Shifra e Bale, një çmenduri

06/09/2013 13:00

Trajneri i Borussias së Dortmundit, Jurgen Klopp, konsideron si një “çmenduri” shumën e shpenzuar nga Reali i Madridit për të siguruar shërbimet e Gareth Bale.

Njeriu që mori Borusian nga mesi i klasifikimit dhe në pak vite e shndërroi dy herë në kampione të Gjermanisë dhe nënkampione të Europës, duke u bazuar kryesisht tek futbollistët e akademisë, shtroi dy pyetje për “Bild”. “E para është a i ke paratë për ta paguar, por pyetja e dytë është: A është ky futbollist kaq i domosdoshëm?”.

Sipas trajnerit, asnjë futbollist nuk mund të justifikojë një shifër të tillë kartoni. ”Megjithatë, e vetmja e mirë në këtë operacion, është se këto 100 milionë euro vazhdojnë të mbeten pjesë e biznesit të futbollit”, arsyetoi Klopp.

Klopp, i cili ndonëse theksoi se “nuk është detyra e tij të japë opinioni për merkaton e Realit”, madrilenët gabuan gjithashtu edhe në shitjen e Mesut Ozil, të vlerësuar prej trajnerit të Borussias si një “yll i vërtetë”.

Në intervistën e tij, 46-vjeçari u pyet edhe për “grupin e vdekjes” në Champions League, formuar nga klubi i tij, Arsenali, Napoli dhe Marseja. “Nuk ndihem i shqetësuar, jo sepse dua të bëhem arrogant, por sepse kam besim të plotë në ekipin tim”, komentoi Klopp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA