Serie A/ Roma nuk gabon, Pellegrini dhe Çelik çojnë verdhekuqtë në krye të renditjes
Sebastian Vettel regjistroi kohën më të shpejtë të provave të lira të Cmimit të Madh të Italisë, por qëndron me këmbë në tokë në deklarimet e tij për mediat.
“Do të jetë një fundjavë e vështirë pasi në sesionin e parë të provave të lira diferencat ishin fare të vogla. Në provat zyrtare mendoj që do të jenë shumë makina në luftë për vendet e para”, theksoi gjermani i Red Bullit.
Vettel pranoi se skuderia e tij është në rrugën e mbarë për fitoren në shtëpinë e Ferrarit: “Kemi ende disa gjëra për të bërë në mënyrë që të përmirësojmë makinën. Në 2-3 kthesa rrëshqasim më shumë seç duhet, por jemi të kënaqur.”
Në fund, tre herë kampioni i botës tha: “Ishte një ditë shumë pozitive për ne. Jemi mirë, por nuk duhet të harrojmë që na presin e shtuna dhe e diela. Gjërat mund të ndryshojnë.”
Top Channel