Fotot e një xhaguari që i afrohet tinëz tinëz një krokodili dhe e sulmon kanë bërë xhiron e botës përmes internetit.

Felini ecën drejt zvarranikut dhe kur ndodhet prapa tij e kafshon në kokë. Pavarësisht tentativave të këtij të fundit për të shpëtuar, beteja mes dy predatorëve mbyllet në favor të të parit.

Foto me një duel të tillë, mes dy kategorive të ndryshme kafshësh janë të rralla. Nëpër forume, ato të rastit konkret nga disa janë pëlqyer ndërsa nga të tjerë janë konsideruar si shumë të dhunshme.

Top Channel