SHBA, thellohet defiçiti tregtar

05/09/2013 00:00

Defiçiti tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pësoi një rritje në muajin korrik.

Sipas Departamentit të Tregtisë në korrik defiçiti u rrit me 13 përqind, duke shkuar nga 34.5 mld dollarë që ishin të dhënat e shtatorit, në 39.1 miliard dollarë në korrik.

Ekspertët amerikanë thonë se treguesit e tregtisë përkeqësohen sidomos nga importi i madh i automjeteve dhe pjesëve të tyre nga vende të tjera. Pjesa më e madhe e makinave dhe pjesëve të tyre që hynë në SHBA në muajin korrik, ishin prodhim i firmave amerikane, por që kanë fabrikat e tyre në Meksikë dhe Kanada.

Autoritetet amerikane thanë se në korrik eksportet ranë me 0.6 përqind, megjithatë shtuan se nuk ka nevojë për panik pasi trendi i shkëmbimeve tregtare, import-eksport është në ngushtim në favor të eksporteve.

Top Channel