“Unë jam idiot”
04/09/2013 00:00
Një 58-vjeçar nga Ohajo u dënua nga një gjykatës që të mbajë një pankartë ku e përshkruan veten si “idiot” pasi kishte kërcënuar policinë duke e marrë në numrin 911.
Richard Dameron nisi shlyerjen e dënimit të hënën dhe duhet ta mbajë tabelën për 3 orë çdo ditë përpara rajonit të policisë deri në fund të javës.
Në tabelën që ai mban, shkruhet: “I kërkoj falje agjentes Simon dhe të gjithë agjentëve të tjerë pasi u solla si idiot kur i telefonova policisë dhe i kërcënova se do t’i vrisja. Më vjen keq dhe nuk do të ndodhë kurrë më.”
Vetë Dameron tha për mediat se ishte i dehur kur bëri telefonatat dhe se i vinte keq për sjelljen e tij.
Top Channel