Nis Europiani i basketbollit

04/09/2013 00:00

Ka nisur në Slloveni Europiani i basketbollit.

24 përfaqësuese do të luftojnë për titullin kontinental në një turne ku
favorite është Spanja. Kampionët e Europës në dy edicionet e fundit
debutuan ndaj Kroacisë me një fitore bindëse 68-40.

Rudy Fernandez (15 pikë), Marc Gasol (14 pikë dhe 11 topa në tabelë) dhe Calderon (13 pikë) nuk i lanë asnjë shans ballkanasve.

Ja rezultatet e ditës së parë të kompeticionit:

Grupi A:

Izrael – Britania e Madhe 71-75
Belgjikë-Ukrainë 57-58

Grupi B:

Letoni – Bosnje 86-75
Maqedoni – Mali i Zi 80-81

Grupi C:
 
Gjeorgji – Poloni 84-67
Spanjë – Kroaci 68-40

Grupi D:

Turqi – Finlandë 55-61
Suedi – Greqi 51-79

Top Channel