Ngrohja globale dhe arkeologjia

04/09/2013 00:00

Ngrohja globale dhe shkrirja e akujve polarë, veç anës që duhet të shqetësojë gjithë njerëzimin ka edhe efektet e veta pozitive.

Ata “që po fërkojnë duart” nga rritja e temperaturave mesatare të globit janë arkeologët që thonë se me shkrirjen e akujeve pritet dalja në sipërfaqe e shumë zonave të hershme të banuara nga njeriu.

Njëra prej tyre është zbuluar në Norvegji. Nga shkrirja e akullit në një zonë arkeologjike, është zbuluar veshja 1700-vjeçare e një gjahtari e punuar me dorë me dy llojë tekstilesh.

Megjithatë, ana tjetër e medaljes është rreziku i mbulimit të zonave të zbuluara arkeologjike. Cdo vite niveli ujërave të deteve dhe oqeaneve rritet duke bërë që të “zaptojnë” më shumë tokë. Në shumë zona bregdetare në gjithë botën ndodhen zona të rëndësishme arkeologjike që rrezikojnë të përmbyten.

Njëra prej këtyre zonave janë varrezat e skithëve në vijën e Detit të Zi. Historiani grek, Herodoti përshkruan skithët si një popull nomad luftëtar me rituale të çuditëshme që varroste luftëtarët në shkëmbinj të lagësht.

Këto varreza kanë qenë burimi kryesor i studiuesve përgjatë viteve të fundit për të kuptuar më mirë këtë kulturë nomade dhe shkaqet e zhdukjes së saj në shekullin e dytë Pas Erës Sonë.

Top Channel