Allegri: Më intereson kombëtarja italiane

04/09/2013 00:00

Massimiliano Allegri është një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Cesare Prandellin si trajner i kombëtares italiane dhe tekniku i Milanit flet hapur për këtë mundësi.

“Në të ardhmen shoh me sy të mirë edhe mundësinë për tu ulur në pankinën e Italisë, gjithmonë nëse diçka e tillë më propozohet”, ka deklaruar Allegri, kontrata e të cilit me Milanin skadon më 30 qershor 2014 dhe deri tani nuk bëhet fjalë për rinovim.

“Për momentin jam i përqendruar për të bërë një punë të mirë këtë sezon. Me presidentin Berlusconi flas shpesh dhe kam një marrëdhënie të mirë me të. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë pranë shkarkimit. Sa herë që kam folur me të, nuk e kam ndjerë kurrë se kam qenë në rrezik”, shtoi Allegri.

Top Channel