US Open, Robredo nxjerr jashtë Federer
03/09/2013 03:45
Roger Federer nuk do të marrë pjesë në finalen e një Grand Slam-i të të njëjtit vit kalendarik, për herë të parë që prej 2002-shit, pasi është eliminuar nga US Open nga tenisti spanjoll Tommy Robredo.
Fituesi i 17 titujve Grand Slam, përfshi 5 të tilla në Neë York, pësoi një humbje të bujshme në raundin e 4 të këtij turneu, të luajtur në Flushing Meadoës, duke u mposhtur 7-6, 6-3, 6-4 gjatë së hënës.
Kjo humbje i mohon yllit zvicerian, me të drejtë mund të konsiderohet si lojtari më i shkëlqyer që e ka luajtur këtë lojë, mundësinë për të luajtur në çerekfinale ndaj armikut të betuar, Rafael Nadal, nëse ylli tjetër spanjoll, i cili është në formë të mirë, do të mposhtë gjermanin Philipp Kohlschreiber.
Top Channel