Thesari prej 300 mijë dollarësh

03/09/2013 23:30

Fati i buzëqeshi një familjeje nga Florida, prej kohësh të vënë në kërkim të thesarëve.

Rick Schmitt, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët kanë gjetur flori me vlerë 300 mijë dollarë, nga mbeturinat historike të disa anijeve në oqeanin Atlantik.

11 anijet e mbytura në brigjet e Floridas, nga një uragan i fuqishëm në 1715-n, ishin nisur nga Havana drejt Spanjës të ngarkuara me varëse e monedha ari.

Në bordin e tyre, nga sa dëshmon dokumentacioni i kohës, gjendej një thesar i vërtetë me vlerë 400 milionë dollarë, 175 milionë nga të cilat janë marrë prej kohësh tashmë, të paktën sipas Brent Brisben, kompania e të cilit gëzon të drejta ligjore mbi mbetjet e anijeve të fundosura.

Ato i bleu në 2010-n nga trashëgimtarët e gjuetarit legjendar të thesareve, Mel Fisher, dhe lejon edhe persona të tjerë, përveç Schmitt-ëve, të zhvillojnë kërkime në zonë, mbështetur në marrëveshjen nënkontraktuese.

Brisben sqaroi se Schmitt-ët e kanë kërkuar thesarin prej vitesh. Zbulimin, sipas tij, e bëri djali i tyre tashmë i rritur, Eric.

Në fillim kishte shumë entuziasëm e pastaj, siç ndodh rëndom në raste të tilla, vetëm të qara, tregon Rick Schmitt.

Sipas ligjeve vendase, thesari do të kalojë nën kujdesin e gjykatës së rrethit në Floridën jugore; shteti i Floridas do të marrë 20% të gjetjeve për t’i ekspozuar në muze, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet mes kompanisë së Brisbenit dhe familjes Schmitt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA