Reflektimi i qiellgërvishtësit shkrin makinën

03/09/2013 16:40

Jo vetëm trafiku, por londinezët tashmë kanë edhe një shqetësim më shumë në rrugët e kryeqytetit…. qiellgërvishtësit.

Mund të ngjajë si fantashkencë, por pronari i një “Jaguar XJ” e gjeti makinën e tij të shkrirë, pasi kishte parkuar pranë një sheshi ndërtimi ku po ngrihet një ndër kullat moderne shumëkatëshe të Londrës.

Në një rastësi të paparashikuar në projekt, xhamat e kullës së quajtur “Walkie Talkie” reflektuan rrezet e Diellit mbrapsht dhe qëndra e rrezeve pritej pikërisht mbi makinën e tij.

Si rrjedhojë e nxehtësisë ekstreme, automjetit iu rezervua i njëjti fat i një gazete që vendoset në një lupë drejtuar Diellit, ndërsa një pjesë e mirë e makinës luksoze ishte shkrirë, kur pas disa orësh, pronari i saj shkoi që ta merrte.

Tashmë, nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me projektin, por arkitektët duhet të mendojnë një zëvendësues të përshtatshëm të xhamave të rrezikshëm për shëndetin, vendosur në qiellgërvishtësin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA