Papa Françesku, gjithnjë e më “social”

03/09/2013 00:00

Tashmë është kthyer në një zakon të vërtetë. Të rinjtë duan të bëjnë
fotografi me Papa Françeskun gjatë evenimenteve ku ai merr pjesë.

Dhe Ati i Shenjtë nuk i lë të rinjtë të luten, por pozon bashkë me ta për fotot që bëhen kryesisht me smartfone dhe që pas pak sekondash përfundojnë në rrjetet sociale.

Mund të themi pa frikë se ky është Papa më “social”, pasi vepron disi ndryshe nga parardhësit, që lëviznin ngado të rrethuar me truproja dhe masa sigurie tepër të larta.

Top Channel