Keni dëgjuar ndonjëherë për nxitëset e tifozave? Vajza e djem të veshur me kostume shumëngjyrëshe e që performojnë lëvizje akrobatike në mënyrë që spektatorët të brohorasin për skuadrat sportive të zemrës.

Filloi në 1869 në Nju Xhersi si një aktivitet mashkullor mes dy universiteteve, por më pas u përhap në të gjitha shtetet e Amerikës si një traditë që do të kishte jehonë në mbarë botën.

Termi nxitës tifozësh është përdorur për herë të parë në Universitetin e Minesotës në 1897 në futbollin zyrtar. Tre nga studentët e tyre u quajtën nxitës dhe filluan të brohorisnin për skuadrën jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në stërvitje.

Thirrja klasike Urrah-Urrah-Urrah vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme nga atletët.

Prezantimi i të ashtuquajturit cheerleading si sport në audiencën ndërkombëtare filloi në vitin 1997, me fillimin e transmetimit të konkursit nga ESPN International dhe nga publikimi i filmit Bring It On në vitin 2010. Në aktivitetet e tyre numërohen rreth 5 milionë pjesëmarrës.

Tashmë ky është një nga sportet e preferuara në shumë vende si Australia, Kanadaja, Kolumbia, Gjermania apo edhe Japonia.

Prezenca e vajzave të bukura me kostumet jo pak provokuese duket se ndonjëherë intrigon jo vetëm spektatorët, por edhe lojtarët. David Beckham është një nga lojtarët që është kritikuar shpesh në media se është fotografuar teksa fiksonte për një kohë të gjatë nxitëset e tifozëve gjatë ndeshjes.

Nxitëset e tifozëve janë pikasur edhe në Shqipëri në disa ndeshje basketbolli. Megjithatë vazhdon të mbetet një eksperiencë e re dhe shumë pak e praktikuar në vendin tonë.  

Top Channel