Mbledhja e Qeverise së re është mbyllur pas dy seancave të gjata pasditen e së hënës dhe mëngjesin e së martës.

Burime nga zyra e Kryeministrit te zgjedhur i thanë Top Channel, se mbledhja ka qene produktive dhe ministrat qe do te marrin detyren javen e ardhshme kane diskutuar mbi programin qeverises dhe prioritetet e 100 diteve te para.

Mesohet se integrimi i programeve perkatese te dy forcave kryesore te koalicionit PS dhe LSI, konsiderohet i përfunduar.

Kryeministri i zgjedhur Rama u ka kerkuar ministrave fryme ekipi dhe ka theksuar filozofine e qeverise se re: bashkepunim te ngushte me qytetaret, perfshirjen e tyre jo vetem ne vendimmarrje, por edhe ne hapa konkrete te qeverisjes. Kjo filozofi mbeshtetet edhe ne faktin se situata financiare pritet te jete edhe me e rende nga ajo e paraqitur deri më tani prej qeverisë Berisha.

Gjatë ditës së dytë të mbledhjes, Rama i ka pohuar kabinetit të ri qeverisës vendosmërinë e tij për ta bërë realitet inisiativën “Stop Rrënimit”.

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, duke komentuar mbledhjen në qytetin e Shkodrës Rama thotë: “Piketa te qarta per 100 ditet e para si edhe per 300 ditet qe do te percaktojne natyren e qeverisjes dhe cilesine e marredhenies me njerezit”.

Pas perfundimit te mbledhjes se mbremshme, Kryeministri i zgjedhur Rama eshte pare te levize ne kembe ne zonen pedonale ne qender te Shkodres, ku i shoqeruar edhe nga disa ministra eshte pershendetur dhe takuar me qytetare shkodrane. “I mrekulluar nga perzemersia e besimi i qytetareve qe takova ne rruget e Shkodres. Do t’ua kthej me pune te ndershme e te palodhur per ta” shkruan Rama në Twitter.

Nderkohe, ne Facebook jane postuar edhe foto të mbledhjes se qeverise se ardhshme.


Foto nga Jutta Benzenberg
Foto nga Jutta Benzenberg
Foto nga Jutta Benzenberg
Foto nga Jutta Benzenberg
Foto nga Jutta Benzenberg

Top Channel