Lista “Champions” e Milanit

03/09/2013 00:00

Mbaye Niang nuk është përfshirë në listën e Champions-it që trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka paraqitur në UEFA. Në këtë mënyrë, sulmuesi i ri francez nuk do të luajë në Ligën e Kampioneve të paktën deri në muajin janar, kur skuadrat të paraqesin listën e re.

Niang nuk po gjen hapësira tek kuqezinjtë dhe situata e tij vështirësohet edhe më shumë pas blerjeve të Kaka’ dhe Matri. Duket se Allegri nuk beson aspak tek 18-vjeçari pasi në listë ka preferuar para tij sulmuesin Giampaolo Pazzini, i cili është i dëmtuar dhe do të kthehet të luajë vetëm në muajin nëntor.

Bie në sy prezenca në listë e blerjes së re, mesfushorit Birsa dhe mungesa e organizatorit enigmatik Saponara, i cili nuk ka zhvilluar as fazën përgatitore me Milanin pasi është i dëmtuar.
Mungon edhe Bakaye Traore.

Ja lista e plotë e futbollistëve të Milanit për Champions League:

Abate, Abbiati, Amelia, Balotelli, Birsa, Bonera, Constant, Coppola, Cristante, De Jong, De Sciglio, Robinho, El Shaarawy, Emanuelson, Kakà, Matri, Mexes, Montolivo, Muntari, Nocerino, Pazzini, Poli, Silvestre, Zaccardo, Zapata.

Top Channel