F1, Ricciardo zëvendëson Webber

03/09/2013 00:00

Daniel Ricciardo do të jetë piloti i ri i Red Bullit në vitin 2014. Lajmin e ka zyrtarizuar skuderia kampione e botës në Formulën 1 duke njoftuar se piloti australian do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij Mark Webber.

Helmut Marko, përgjegjësi i pilotëve tek Red Bulli, ka bërë të ditur se Ricciardo ka nënshkruar një kontratë disavjeçare.

Australiani 24-vjeçar ka zhvilluar 42 gara në Formulën 1, të gjitha me makinën Toro Rosso, me të cilën ka debutuar në Silverstone gjatë vitit 2011.

Në sezonin aktual Daniel Ricciardo ka grumbulluar 12 pikë dhe rezultati i tij më i mirë ka qenë vendi i shtatë në Cmimin e Madh të Kinës.

Top Channel