“Bild”: Ozil lë Realin, shkon tek Arsenal

03/09/2013 16:55

Mesut Ozil, mesfushori gjerman i Realit të Madridit, iu nënshtrua ditën e hënë testeve mjekësore me Arsenalin, ndërsa kalimi i tij në Londër pritet të konfirmohet në orët në vazhdim.

Ky është raportimi i “Bild”, që siguroi se futbollisti, i cili ndodhet në Gjermani i grumbulluar me kombëtaren, iu nënshtrua këtë të hënë testimeve nën mbikqyrje e mjekëve të klubit anglez në një qendër mjekësore në Mynih.

Blerja e Ozilit, ndërkohët jepet e kryer nga disa media angleze, sipas të cilave klubet janë marrë vesh mbi bazën e 50 milionë eurove.

Arsenali, i cili pavarësisht disa përpjekjeve nuk ka mundur të sigurojë një blerjë të rëndësishme gjatë merkatos, do t’i garantonte gjermanit pretendimet e tij kontraktuale, përfshi një rritje të pagës në 7 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, këto para do t’i shërbenin Realit të Madridit për të kompensuar një pjesë të goditjes së morën arkat e klubit, në operacionin prej 91 milionë eurosh që solli në “Santiago Bernabeu” futbollistin Gareth Bale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA