5-vjeçari që piloton i vetëm avionin
03/09/2013 00:00
Bashkëmoshatarët e tij drejtojnë avionë vetëm në video-lojëra, por një 5-vjeçar kinez piloton një avion të vërtetë.
Vogëlushi Duoduo ka drejtuar i vetëm për më shumë se 47 minuta në një lartësi prej 100 metrash nga toka një avion të lehtë. Sigurisht, kursin e pilotit ai e mori nga i ati që tashmë kërkon që i biri i tij të futet në librin e rekordeve, Guinness.
Të shtunën, për të dokumentuar aftësitë e djalit të tij, babai i 5-vjeçarit ka filmuar gjithë fluturimin, ndërsa të dielën, djali i tij “hero” ka dhënë një intervistë për mediat. Të gjitha këto materiale, babai i Duoduosë thotë se do t’ia dërgojë Shoqatës së Rekordeve Botërore, autoriteti që vendos për futjen e emrit në listën Guinness.
Top Channel