
Një javë para mbledhjes së sesionit të ri të Parlamentit, Kryeministri i
zgjedhur Edi Rama mbledh kabinetin e përzgjedhur në një takim të dytë
pune, një mbledhje që pritet të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
Burimet bejne te ditur se rreth ores 17:00 Edi Rama dhe njerezit e propozuar si ministra te rinj te Qeverise se ardhshme do te takohen ne Shkoder per te shpalosur gjeresisht projektet qe do t’i japin forme perfunmitare programit te ri qeverises.
Projekti perfundimtar i programit do te shpaloset ne kuvend gjate javes se ardhshme pasi te nise sesioni i ri i parlamentar dhe pasi Kryeministri i ri Edi Rama ta paraqese ate perpara deputeteve.
Fundi i muajit gusht ishte percaktuar nga zoti Rama si afati i fundit per te ppergatitur programin e ri qeverises. Ne takimin e Vlores ku u zhvillua dhe mbledhja e pare e kabinetit ne pritje per te marre detyren, çdo kandidat per minister ka prezantuar objektivat per 300 ditet e para te qeverisjes.
Top Channel