Në vendin arkeologjik të Adrianopolit është duke përfunduar misioni i
IX i kërkimeve arkeologjike i realizuara prej një ekipi të Universitetit
të Macerates ne Itali, drejtuar nga prof.Roberto Perna dhe Instituti i
Arkeologjisë në Shqipëri drejtuar nga prof.Dhimiter Kondi.
Në Misionin e këtij viti kanë marrë pjesë edhe studentë të Universiteteve të Macerates ne Itali dhe Oxfordit ne Angli.Objektivi kryesor i kërkimeve të kësaj vere ka qene thellimi i gërmimeve brenda qytetit romak, të cilit tashmë i njihet perimetri.
“Këtë vit ne thelluam kërkimet brenda termave romake, te studiuara edhe ne vitet e shkuara, duke nxjerrë në dritë struktura monumentale shumë sinjifikative të lidhura me ambientet me funksione termale , duke zbuluar edhe shtrirjen në perëndim , në një zone që deri tani ishte konsideruar e lire. Në nivelet më të poshtme u be i mundur individualizimi i shtresave që kanë lidhje me një vendbanim të periudhës helenistike , tashme i njohur falë gërmimeve të mëparshme. Ekspedita do të analizojë në laborator një gamë të pasur gjetjesh në qeramikë, objekte të jetës së përditshme dhe monedha”, thotë professor Roberto Perna, bashkëdrejtor i ekspeditës.
Arkeologët mendojnë se ky vendbanim i periudhës romake u zgjerua duke marrë dimensione monumentale si dhe një shkëlqim të panjohur më parë. Arkeologu shqiptar Dhimitër Condi thekson faktin se përvecse gërmimet po cojnë drejt fazave më të hershme dhe më të vona të qytetit ato po shërbejnë për t’ju dhënë një eksperincë të rrallë terreni studentëve nga disa Universitete.
Një tjetër risi e gërmimeve janë gjetjet dhe vlerësimet në zonën publike të qytetit që ndodhet midis Teatrit dhe Termave, ku u gjetën objekte monumentale të periudhes bizantine. Njëherazi brenda Teatrit, poshtë kavese gërmimet arkeologjike kanë individualizuar pjesë murale dhe shtresa që ndihmojnë në përcaktimin e modaliteteve kostruktive të objektit të përiudhës adrianea , e cila ka pësuar ndërhyrje të shumta restauruese , ku një prej të cilave ndoshta e shekullit te IV pas Krishtit ka trasformuar zonën e orkestrës në një zonë për gladiatorët.
Top Channel