Për ata që udhëtojnë në mënyrë të vazhdueshme me avion, fëmijët e vegjël janë shpesh një burim stresi.
Të qarat e foshnjave, të cilat mund të zgjasin edhe të gjithë udhëtimin, kthehen ndonjëherë në të padurueshme për pasagjerët e tjerë.
E megjithatë, një prej linjave me rritjen më të shpejtë në botë dhe një prej atyre kompanive që krenohet me një cilësi gjithmonë e më të lartë shërbimi, “Etihad Airways”, ka menduar për një zgjidhje edhe për këtë.
Prej dy muajsh, kompania ka punësuar disa dhjetëra punonjëse, të cilat jane ne faze trajnimi dhe do të shërbejnë gjatë udhëtimeve si “baby-sitter”.
Me një rol të njëjtë me atë të asistenteve të fluturimit, punonjëset e reja, të cilat do të hyjnë në shërbim në udhëtimet e gjata në javët në vazhdim, do të kenë për detyrë të kujdesen që foshnjet të ushqehen, të flenë dhe të kenë një rehati maksimale gjatë udhëtimit.
Me këtë shërbim të ri, “Etihad” shpresn që të tërheqë jo vetëm prindërit me fëmijë të vegjël, por gjithashtu më shumë udhëtarë, që do të shmangin bezdinë e të porsalindurve të stresuar gjatë fluturimit.
Top Channel