Sot po zhvillohen zgjedhje të pjesshme vendore në dy komuna të vendit, në Dardhas të Korçës dhe Rrethina të Shkodrës. KQZ tha se janë marrë masat për një proces normal, edhe pse nga partitë nuk ka pasur një bashkëpunim serioz.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore në kohë, për të filluar procesi i votimit në dy komuna, si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve. Procesi i votimit në komunat Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht. Sipas informacioneve të inspektorëve të KQZ-së, por dhe informacioneve të KZAZ-së numër 2 dhe KZAZ-së 73, deri tani nuk ka pasur asnjë problem dhe asnjë incident”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.
Top Channel