Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe rivali i saj i qendrës së majtë në opozitë, Peer Steinbrueck, do të përballen mbrëmjen e së dielës në debatin e tyre të vetëm televiziv, përpara zgjedhjeve të shtatorit.
Blloku konservator i Merkelit, ndonëse kryeson lehtësisht në sondazhe, ka përjetuar një rënie së fundmi dhe debati televiziv mund të jetë përcaktues për t’i dhënë një avantazh përcaktues kancelares apo për të rihapur betejën e zgjedhjeve.
Debati 90-minutësh do të nisë në orën 18:30 dhe do të transmetohet në të gjithë kanalet kryesore të vendit.
Tre javë përpara zgjedhjeve të 22 shtatorit, dy kandidatët e dy blloqeve kryesore partiake të vendit do t’i përgjigjen pyetjeve të 4 gazetarëve, ndërsa pritet të ndiqen nga një audiencë televizive rekord, prej 20-25 milionë gjermanësh.
Në formatin e debatit, Steinbrueck do të japë përgjigjen i pari, ndërsa Merkel e dyta, ndërsa secili mund të marrë në 90 sekonda kohë për të dhënë mendimin e tij.
Deri më tani, debati kryesor i fushatës është përqendruar në ndryshimet kryesore politike që kanë kampet mes tyre dhe në personalitetet e ndryshme të liderve të tyre.
66-vjeçari Steinbrueck ka shërbyer si ministër Financash në qeverinë e parë të Merkelit, deri në vitin 2005, kur socialdemokratët dhe socialistët u bënë bashkë në një qeveri të një koalicioni të gjerë, por që prej atëherë ai ka refuzuar që të pranojë ndarjen e pushtetin me partinë e kancelares.
Top Channel