Pajton polic për t’i vrarë bashkëshortin

31/08/2013 00:00

Një 57-vjeçare amerikane doli para gjykatës në Bruklin të Nju Jorkut e akuzuar për konspiracion ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas akuzës, 57-vjeçarja kishte punësuar një vrasës me pagesë për të eliminuar bashkëshortin e saj. Ajo i kishte paguar vrasësin me bizhu dhe sende të tjera me një vlerë totale prej të paktën 60 mijë dollarësh.

Kërkesa e gruas, së identifikuar si Sava-Adams ndaj vrasësit ishte që t’i eliminonte burrin me të cilin kishte disa vjet e martuar. Vrasje duhej të ngjasonte më shumë me një aksident dhe për këtë ajo, pasi i kishte dhënë vrasësit një fotografi, i kishte kërkuar që eliminimi të ngjasonte si i tillë.

Por plani djallëzor i 57-vjeçares nuk funksionoi për faktin se vrasësi i pajtuar ishte një polic i mbuluar.

Nëse gjendet fajtore për akuzat e ngritura, tashmë gruaja rrezikon disa vite burg.

Top Channel