Mes 105 urdhrave të dhëna së fundi nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka gjithçka të mundshme: nga gomat, te dispozitivët për të ngrohur plagët, e deri te salcat pikante.
Por, një element spikat mbi të gjithë, sa për kuriozitet, ai i furnizimit me Viagra.
Urdhri në fjalë ka të bëjë me 1200 ampula prej 100 mg citrati, përbërësi aktiv i Viagras, të destinuara për ushtarët që vuajnë nga mosfunksionimi i gjenitalit.
Kërkesa është firmosur nga divizioni mjekësor, kështu që tabletat nuk mund t’u atribuohen punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, apo të plagosurve në rehabilitim, por të rezervuara pikërisht për trupën ushtarake në aktivitet.
Me sa duket, kjo nuk është hera e parë që ministri ka urdhëruar dhe shpërndarë Viagra për ushtarët. Në 2005, një artikull i shfaqur në të përditshmen hebraike “Mjekësia e Aviacionit dhe Hapësirës”, i publikuar nga qendra për kërkime e mjekësisë hapësinore, fliste për një ndalim ndaj pilotëve: nuk ka Viagra 8 orë para fluturimit, sepse mund të ndryshojë perceptimin e ngjyrave.
Ministri i Mbrojtjes preferon të mos komentojë për momentin, për shkaqe privatësie.
Top Channel