BE përballë papunësisë

31/08/2013 00:00

Edhe pse numri i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë në 17 vendet
anëtare, niveli i papunësisë vazhdon të mbetet për Eurozonën në shifrën
rekord të 12,2 përqindëve.

“Kjo do te thote se duhet te vazhdojme te shqyrtojme me vemendje politikat qe vete i kemi mbeshtetur, sidomos masat per punesimin aktiv sic eshte permiresimi i sherbimeve publike te punesimit, ne menyre qe punekerkuesit t’i vendosim ne kontakt me punedhenes apo programet e aftesimit, te cilat tu japin njerezve mundesine te krijojne ato lloj zotesish qe punedhesi kerkon. te tilla masa duket se po japin fryte, por jane ne hapat e tyre te para”, thotë Jonathan Tod, zëdhënës i Komisionit Europian.

Raporti me i fundit e ulte numrin e te papuneve ne zonen e monedhes se perbashket me 50 mijë gjatë qershorit dhe korrikut, por ne te gjithe Eurozonen ka ende 19 milione vete qe kerkojne pune. Lehtesimi shume i vogel, por serish ekzistues i nivelit te papunesise pershkruhet nga ekspertet si shenje e faktit qe ekonomia e Eurozones, më e madhja në botë si nje e tere, po tregon shenja përparimi pas më shumë se një viti e gjysmë në recesion.

Top Channel