At Nikolla Marku, letër Patriarkanës

31/08/2013 00:00

Kleriku ortodoks i Kishes së Shën Mërisë në Elbasan, At Nikolla Marku, i
ka kërkuar Patriarkut Ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeu i Parë,
të marrë masa kundër kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili, që prej
vitit 1992 drejton Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Nepermjet nje letre drejtuar hierarkut me te larte te Bashkesise Ortodokse te Lindjes dhe perfaqesuesve  diplomatike ne Tirane, at Nikolla Marku akuzon kryepeshkopin Janullatos se po perdor Kishen Ortodokse per qellime antishqiptare, ku perfshin edhe ngjarjen e Permetit.

“Hirësi Bartolome, edhe pse jeni ju me një kombësi të përbashkët me priftin e përkohshëm Anastas Janullatos, pra atë greke, nuk hezitojmë aspak t’ju vëmë në dijeni për politikën antishqiptare të këtij prifti me disa bashkëpunëtorë të zgjedhur prej tij në mënyrë polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostulore, duke shkelur çdo nen të statutit të kësaj kishe. Besojmë se ndërgjegjja juaj dhe besimi do të kapërcejë miqësinë që keni ju me Janullatosin, miqësi e cila nuk duhet t’ju pengojë për të gjykuar drejt për punët e këtij zotërie”, shprehet At Nikolla Marku.

At Nikolla Marku, i cili, historikisht i eshte kundervene kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe e ka akuzuar per ndjekjen e nje politike antishqiptare, kerkon ne letren e tij per Patriarkun Ekumenik te Kostandinopojes, nderhyrjen per respektimin e Autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare, qe sipas At Nikolla Markut eshte cenuar nga kryepeshkopi Janullatos ne favor te Kishes Ortodokse greke me nje qellim te caktuar.

“Hirësi Bartolome, Anastas Janullatos e ka kthyer besimin ortodoks shqiptar në një shtojcë të Kishës Ortodokse greke me qëllime të caktuara shoviniste, në dëm të Shqipërisë. Ky njeri nuk punon për besim, por për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Me ç’të drejtë Kisha greke ndërhyn në punët e Kishës Ortodokse Shqiptare? Pse Kisha Greke i kërkon shtetit grek të dëmtojë Shqipërinë në proceset e integrimit euroatlanik? Ne nuk kemi krijuar frymë kundër Kishës Greke apo kundër shtetit grek në forumet e Bashkimit Europian. Hirësi Bartolome, ne kërkojmë nga ju që Patriarkana e Stambollit të respektohet vendimi i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarësinë e Kishës greke Ortodokse Shqiptare nga çdo kishë tjetër”, shprehet at Nikolla Marku.

Top Channel