
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës shqyrtoi dhe
miratoi me 4 vota pro projektvendimin “Për përdorimin e kamerave
rregjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në
vëndet e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesëshme për kryetar
komune të datës 1 Shtator 2013”.
KQZ vendosi përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve, për shfaqjen e fletëve të votimin, në vendin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 shtator. Ky proces është përdorur edhe në zgjedhjet pararendëse dhe tashmë KQZ disponon pajisjet kryesore të nevojshme për realizimin e tij.
Ndërkohë në mbledhjen e një dite më parë KQZ ngriti shqetësimin për neglizhencën e partive politike për të paraqitur anëtarët për qendrat e votimit dhe grupet e numërimit, duke vënë në rrezik proçesin. Hysen Osmanaj, apeloi partitë politike të zbatojnë kodin zgjedhor ose në të kundërt do të përballen me penalitete.
Top Channel