Vritet një guvernator qarku në Afganistan
30/08/2013 00:00
Guvernatori i një qarku në Afganistan është vrarë në një sulm kamikaz.
Sayed Sadruddin, guvernator i rrethit Dashi Arçi, ka vdekur pasi
sulmuesi ka shpërthyer eksplozivët e tij brenda një xhamie.
Burimet zyrtare i kanë thënë Radios ‘Afganistani i Lirë’ se sulmi ka vrarë edhe gjashtë persona të tjerë dhe ka plagosur disa.
Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse kryengritësit talibanë kanë shpesh në shënjestër zyrtarët e qeverisë.
Top Channel