Siria paralajmëron SHBA

30/08/2013 00:00

Siria paralajmëroi sërish Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se do t’i japë “përgjigjen merituar çdo forme të agresionit ushtarak”.

Kështu deklaroi të premten Ministri i Mbrojtjes sirian i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Sipas kësaj agjencie, deklarata e ministrit është lëshuar në një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të Ushtrisë iraniane.

Ky i fundit ka paralajmëruar gjithashtu Shtetet e Bashkuara se cdo ndërhyrje tjetër ushtarake në rajon do të kishte pasoja të paparashikueshme.

Të premten përfundon misioni vëzhgues i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara të cilët ndodhet në rrethinat e Damaskut për të siguruar provat e përdorimit të armëve kimike.

Të mërkuën, presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se tashmë ishte e sigurtë që në Siri janë përdorur armë kimike dhe për këtë fajësoi presidentin sirian, Bashar al Assad.

Mbrëmjen e së enjtes, parlamenti britanik rrëzoi mocionin e kryeministrit David Cameron për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.

Top Channel