SHBA u njeh taksat çifteve homoseksuale

30/08/2013 00:00

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se çiftet homoseksuale, të
martuara ligjërisht, do të trajtohen njëjtë si çiftet e tjera sa u
përket taksave federale.

Sekretari i Thesarit, Jacob Lew, ka thënë se vendimi ofron udhëzime të qarta për paraqitjen e taksave për të gjitha çiftet e gjinisë së njëjtë.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi siguron qasje në përfitime, përgjegjësi dhe mbrojtje, sipas ligjit federal të taksave, që meritojnë të gjithë amerikanët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB