LAJM I FUNDIT/ Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, dyshohet se në konflikt janë përfshirë disa 18-vjeçarë
Aksioni për prishjen e ndërtimi pa leje ka çuar në përplasje të
uniformave blu me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së
Tiranës.
‘Mollë sherri’ është bërë një ndërtesë në rrugën ‘Misto Mame’, të cilën Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik ka shkuar ta prishë. Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha deklaron se ky objekt duhet prishur pasi është pa leje. Por nga ana tjetër, policia e shtetit ka marrë në mbrojtje ndërtesën e përcaktuar për prishje, duke pretenduar se po zbaton një vendim gjykate dhe mbështet përmbaruesit privatë.
Sipas policisë, ka një vendim gjykate për mosprishjen e objektit dhe ai duhet respektuar.
Hoxha ka akuzuar policinë se po i pengon punën dhe deklaron se ka ngritur një kallëzim penal për ndërtuesin dhe përmbaruesin privat.
“Objekti nuk ka leje duke u nisur që nga kati i parë. Policia na pengon të kryejmë detyrën. Ndërtimi i tij po tentohet në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Hoxha.
Ndërkohë, ndërtuesit shprehen se gjykata u ka dhënë të drejtë për të vazhduar punimet dhe se objekti i ka të gjitha dokumentet e nevojshme.
Top Channel