
Nga Ministria e Transporteve, Sokol Olldashi ka akuzuar Kryeministrin e
zgjedhur për afrimin në Qeverisjen e tij, të të njëjtëve klientë që ka
pasur kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Duke iu referuar konferencës së organizuar me arkitektë dhe urbanistë nderkombëtare, Olldashi tha se pas një analize të çdo emri pjesëmarrës, ata rezultojnë përfitues të pushtetit të Ramës.
“Eshtë një rreth influence, shfaqet herë si konkurrent, herë si anëtar jurie dhe herë si fitues. Thënë më thjeshtë, është rrethi i klientëve të zotit Rama si kryetar Bashkie”, tha Olldashi.
Duke parashikuar se ate qe Rama i beri Tiranes me ndertimet, sipas tij,pritet te behet ne te gjithe territorin e vendit, ministri ne detyre i Transporteve tha se edhe konkluzionet e kesaj konference nuk sjellin asnje risi. Vendi i ka prej dy vjetesh masterplanet e zhvillimit ne çdo sektor, per Planin Urbanistik Kombetar jane percaktuar termat e references qe ne muajin prill dhe vendi eshte nen moratoriumin e ndalimit te ndertimeve pa leje tha Olldashi, ndersa akuzoi Ramen per tejkalim kompetencash per nje tjeter angazhim te tij si Kryeminister i ardhshem, ate per prishjen e ndertimeve pa leje.
“Eshtë një kompetencë që me kërkesë edhe të zotit Rama, që në vitin 2007 i është kaluar pushtetit vendor dhe kontrolli i territorit nuk mund të bëhet në fushata ndëshkimore, por duhet të jetë një mision i vazhdueshëm i njësive të qeverisjes vendore”, tha Rama.
Ish-kandidati per kryetar te PD, irionizoi edhe disa konkluzione te tjera te Konferences, ku me i ashper ishte me ate per ish-vilen e diktatorit Hoxha.
“Propozimi është që filozofët të futen në ish-dhomën e gjumit të Enver Hoxhës, të mendohen tre muaj atje dhe të na tregojnë se si duhet të jetë Shqipëria. Imagjinoni pak se ç’propozim do t’i dilte nga koka Ramës në rast se do të mbyllej në dhomën e gjumit të Enver Hoxhës. Do ta kishim shumë të vështirë për të gjetur filozof që do ta shoqëronte, i vetmi njeri që mund të pyesnim mbetet të pyesim njëherë Koçon, a pranon të shkojë apo jo”, ironizoi Olldashi.
Top Channel